13 Tetor, 2015

PUNËTORI PËR PËRGATITJEN E PROGRAMIT PËR PËRGJEGJËSI SHOQËRORE TË NDËRMARRJEVE (PSHN) & MENAXHIM

Oda ekonomike amerikane në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë sot në hotelin Holidej In, Shkup organizon punëtori për përgatitjen e programit PSHN & menaxhim me anëtarët e odës. Qëllimi i punëtorisë ishte që të ndahen përvoja të caktuara të Kryqit të kuq të RM-së në drejtim të përgatitjes dhe menaxhimit të programit PSHN, si dhe të jepet kontribut në zgjedhjen e partnerit për implementimin e projekteve në bashkësi.

Punëtorinë e hapën drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike amerikane z-nja Michelle Osmanli dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti. Punëtoria u udhëheq nga ana e sekretarit gjeneral të Kryqit të kuq të RM-së, dhe përfaqësuesve të shërbimit profesional të cilët kanë përvoja në realizimin e bashkëpunimit partneror me sektorin korporativ.

Punëtoria u plotësua me kyçjen e pjesëmarrësve – përfaqësuesve të kompanive të cilët i ndanë përvojat e tyre në veprimtarinë shoqërore përgjegjëse të kompanive.

< kthehu mbrapa