26 Gusht, 2014

Punëtori për përgatitjen e projekteve në kuadër të Projektit “Kujdes për personat e moshuar në bashkësi”, financuar nga ana e Bashkimit Evropian

[responsive]sl1[/responsive]

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Projektit “Kujdes për personat e moshuar në bashkësi” të financuar nga ana e Bashkimit Evropian prej 22 deri më 24 gusht të vitit 2014, organizoi punëtori për përgatitjen e projekteve me përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq Prilep, Kërçovë dhe Gostivar dhe 11 shoqata qytetare të kyçura në projekt.

Qëllimi i trajnimit ishte të përforcohen kapacitetet e Kryqit të Kuq dhe shoqatave qytetare për përmirësimin e kualitetit për përgatitjen e projekteve. Në punëtori morën pjesë 32 përfaqësues të cilët njohuritë e tyre të hasura do t’i fusin në funksion në përgatitjen e projekteve për zhvillimin e aktiviteteve lidhur me moshën dhe pleqërinë. Këto projekte do të përpunohen nga ana ekipeve të përbashkëta të organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe shoqatave qytetare nga tre komunat. Në muajin tetor do të organizohet punëtori njëditore për kontrollim të përbashkët dhe përmirësim të projekteve të përpunuara, të cilat më tej do të mund t’ua ofrojnë partnerëve në bashkësi, biznis sektorit, si dhe agjenci të tjera dhe fonde për sigurimin e përkrahjes për implementimin e tyre.

< kthehu mbrapa