16 Maj, 2023

Punëtori për punën financiare të Kryqit të Kuq të RMV

Në periudhën prej 12 – 14 maj të vitit 2023 në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Solferino” në Strugë u mbajt punëtori për punën financiare në Kryqin e Kuq të RMV. Punëtoria kishte për qëllim të analizohen praktikat ekzistuese në organizatë, të diskutohet për sfidat dhe për identifikimin e fushave për përmirësimin e qasjes ndaj punës financiare.

Në punëtori morrën pjesë anëtarë të Këshillit udhëheqës të Kryqit të Kuq të RMV, anëtarë të Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV dhe përfaqësues të shërbimit profesional nga zyra qendrore të cilët patën mundësinë t’i diskutojnë aspektet e planifikimit, implementimit dhe informimit në korniza të punës financiare në organizatë, e me ndihmë edhe të ekspertit të jashtëm, prof. Dejan Andonov nga Fakulteti i komunikimit, dhe të diskutojnë për rëndësinë e punës transparente dhe llogaridhënëse të organizatës me theks të veçantë në punën financiare.

Rekomandimet dhe konkluzat nga punëtoria do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit udhëheqës të Kryqit të Kuq të RMV ku do të sjellen edhe përfundime konkrete për hapa të mëtutjeshme për përmirësim.

< kthehu mbrapa