Punëtori për zhvillimin e Tim Maqedoni 19 – 21.02.2021 – Strugë
Në kuadër të projektit “Aktivitetet në përgjigje të KOVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut” të mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në periudhën prej 19.02.2021 deri 21.02.2021, u mbajt një punëtori për zhvillimin e konceptit Tim Maqedoni në Kryqin e Kuq të RMV.
Në punëtori morën pjesë 11 pjesëmarrës nga Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit. Qëllimi i seminarit është të trajnojë stafin dhe vullnetarët për të rekrutuar dhe mobilizuar njerëzit që janë të etur për të ndihmuar para dhe gjatë një katastrofe.
Ekipi (Tim) Maqedoni është një iniciativë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që njerëzit që duan të përfshihen personalisht në reagimin ndaj katastrofës në mjedisin e tyre të jenë në gjendje të angazhohen në një mënyrë të kontrolluar, të matur dhe të integruar për të mbështetur ekipet e reagimit ndaj katastrofave të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut bazuar në nevoja, aftësi personale dhe gatishmëri për të ndihmuar.