Punëtori përgatitore për instruktorët e Programit KKA-PVH
Më 27 janar, në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit u mbajt një punëtori përgatitore për instruktorë në kuadër të Programit KKA-PVH. Qëllimi i punëtorisë ishte harmonizimi i trajnimit i cili në mënyrë të unifikuar duhet të zbatohet në çdo OKKK që sivjet ka aplikuar për këtë model, si dhe motivimi i instruktorëve për të marrë pjesë në këtë cikës dhe caktimi i një kornizë kohore për zbatimin e trajnimit. Trajnimi i dytë, i cili përfshin pjesën si të përpunohen projektet e vogla dhe që duhet të zbatohet nga instruktorët, duhet të realizohet në periudhën nga 01 deri më 15 shkurt. Instruktorët do të ndahen në ekipe të vogla me nga dy veta. Prej sivjet do të zbatohet një sistem i mentorimit përmes së cilit diseminuesit do ta kenë mbështetjen dhe supervizionin direkt nga një instruktor i emëruar përgjegjës për atë organizatë komunale. Këtë vit do të trajnohen rreth 1.000 të rinj të moshës nga 13 deri më 17 vjeç.