PUNËTORI RAJONALE PËR PËRDORIMIN DHE MBROJTJEN E ËMBLEMËS SË KRYQIT TË KUQ
Prej 6 – 7 tetor të vitit 2016 në Sarajevë, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq (KNKK) organizoi punëtori rajonale për përdorimin dhe mbrojtjen e ëmblemës së Kryqit të kuq dhe ratifikimin e marrëveshjeve nga fusha e të Drejtës ndërkombëtare humanitare (DNH) nga ana e shteteve ku funksionojnë shoqatat nacionale. Në punëtori morën pjesë 10 (dhjetë) shoqata nacionale të Kryqit të kuq, përfaqësues të ministrive të shoqatave nacionale dhe përfaqësuesit e KNKK.
Në punëtori përfaqësuesi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë prezantoi se Republika e Maqedonisë në vitin 1993 i nënshkroi Konventat e Gjenecës të vitit 1949 dhe Protokolet plotësuese të vitit 1977 (I dhe II), dhe përdorimi dhe mbrojtja e ëmblemës është rregulluar me Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokolet plotësuese të vitit 1977 (I dhe II), dhe dhe me Ligj ratifikoi Protokolin plotësues të vitit 2005 (III) për përdorimin e ëmblemës së re – Krastali i kuq.
Në Republikën e Maqedonisë përdorimi dhe mbrojtja e ëmblemës së Kryqit të kuq është rregulluar ,e Ligjin për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Rregullat për përdorimin dhe mbrojtjen e ëmblemës së Kryqit të kuq të RM-së që janë në pajtueshmëri me Rregullat ndërkombëtare të Lëvizjes në përdorimin e ëmblemës. Prej vitit 1965 e të reviduara në vitin 1991.
Secili përdorim i ëmblemës që nuk është autorizuar qartë me DNH dhe legjislativën vendase paraqet keqpërdorim apo abuzim. Keqpërdorimi i ëmblemës për qëllime mbrojtëse gjatë luftës rrezikon sistemin e mbrojtjes të ndarë me DNH. Keqpërdorimi i ëmblemës për qëllime indikative e nënçmon imazhin në sytë e opinionit dhe rreshtazi e ulë fuqinë mbrojtëse gjatë konfliktit të armatosur. Secili shtet nënshkrues i Konventave të Gjenevës ka obligim të ndërmarrë masa për ndalimin dhe ndëshkimin e secilit keqpërdorim të ëmblemës nëp çdo kohë dhe patjetër në mënyrë konkrete të miratojë rregulla për mbrojtjen e ëmblemës.
U theksua se Republika e Maqedonisë ka ratifikuar numër të madh të konventave lidhur me DNH, që ka të bëjë edhe me aktivitetin e Komitetit nacional për DNH me seli në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, që inicon harmonizimin e legjislativësnacionale me atë ndërkombëtare.
Në punëtori u dha përfundim që shoqatat nacionale të Kryqit të kuq në bashkëpunim me ministritë kompetente të inicojnë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare lidhur me DNH, e posaçërisht të ndërmirren aktivitete në planin e keqpërdorimit të ëmblemës Kryqi i kuq në pajtueswhmëri me dispozitat vendore dhe ndërkombëtare.