Punëtori me sekretarë, kryetarë dhe nënkryetarë të OKKK/KKQSh. Strugë, 21-24 shtator, viti 2017
Në periudhën 21-24 shtator, viti 2017, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë organizoi një takim punues me sekretarët, kryetarët dhe nënkryetarët e OKKK/KKQSh. Takimi punues u mbajt në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Solferino” në Strugë. Puna u zhvillua në disa faza. Sekretarët e OKKK-së u njohën me kornizën e re normative të lidhur me veprimin e Shoqatës nacionale në nivel nacional dhe lokal, si dhe zgjidhjet e reja softuerike të cilat së shpejti do të implementohen në punën e Organizatës. Punëtoria u shfrytëzua për zbatimin e një trajnimi orientues për strukturën e sapo-zgjedhur udhëheqëse të Shoqatës nacionale, me ç’rast pjesëmarrësit u njohën me aspektet e ndryshme të lidhura me punën e Shoqatës nacionale dhe të Lëvizjes. Struktura e re udhëheqëse gjithashtu u njoh me planin strategjik dhjetëvjeçar të KKRM-së, kornizën normative të lidhur me veprimin e Shoqatës nacionale dhe zgjidhjet e reja softuerike të cilat kanë për qëllim ta bëjnë më të suksesshme punën e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme.