16 Maj, 2018

Punëtoria finale e PVH – 2018

Gjatë fundjavës së kaluar, në periudhën kohore nga 11 deri më 13 maj, u mbajt punëtoria finale e PVH në Qendrën e Trajnimit Solferino – Strugë. 54 të rinj, 8 diseminatorë dhe 8 instruktorë punuan për prezantimin e projekteve të vogla të kryera gjatë ciklit PVH të këtij viti. Të rinjtë patën mundësi të njohin njëri-tjetrin, paten mundësi të punojnë në lidhje me kulturën si një sistem i vlerave dhe të punojnë në promovimin e Kryqit të Kuq. Në këtë punëtori, të rinjtë gjithashtu morën udhëzime për kryerjen e aktiviteteve në kuadër të javës së PVH-së. Në punëtori morrën pjesë edhe dy të ftuar, një vullnetar nga Qendra ditore për personat me shikim të dëmtuar dhe një përfaqësues i organizatës “Ajde Makedonijo”, dhe ata kishin mundësi për ta vëzhguar mënyrën e mobilizimit, rekrutimit dhe motivimit të vullnetarëve.

Të rinjtë gjatë punëtorisë përgatitën një shfaqje televizive brenda së cilës u organizua një panel diskutimi për prezantimin e projekteve; u përgatit një lojë jo-verbale me qëllim të prezantimit të trajnimeve dhe aktiviteteve në terren; ata poashtu bënë projekte të vogla dhe filmuan një film për punëtorinë përfundimtare. Përmes ushtrimit “Pleminja”, të rinjtë e ndarë në grupe kishin mundësi të krijojnë kulturën e tyre dhe ta paraqesin atë, ndërkohë që përmes stërvitjes “Covece ne ljuti se” ata konkuruan dhe i sfiduan njohuritë e tyre mbi Kryqin e Kuq. Me energji shumë pozitive dhe në një atmosferë shumë të këndshme, qëllimet e puntorisë u arritën me sukses. Programi PVH është një mjet për rekrutimin dhe mbajtjen e vullnetarëve në radhët e klubeve të të rinjve në çdo qytet.

< kthehu mbrapa