24 Tetor, 2018

Punëtoria me gazetarë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, më 22 tetor të vitit 2018, me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq organizoi një punëtori me përfaqësues të mediave me qëllim të përparimit të bashkëpunimit me mediat dhe për të ndarë informacione të lidhura me informimin dhe komunikimin në situata të krizës.

Në këtë punëtori u prezantuan aspekte të ndryshme lidhur me funksionimin e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe mandatin e komponentëve të Lëvizjes veçanërisht me aktivitetet për informimin dhe komunikimin në kohë të duhur dhe të drejtë në situata të krizës, sistemin për sigurimin e ndihmës humanitare dhe ofrimin e shërbimeve të personave që janë gjetur në rrezik gjatë situatave emergjente dhe mekanizmat dhe instrumentet në dispozicion për sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, si Organizatë më e madhe humanitare në vendin tonë, prezantoi përvojat nga periudha e kaluar të lidhura me ballafaqimin me situatat e krizës në Republikën e Maqedonisë si rezultat i katastrofave natyrore dhe lëvizjes së popullsisë.

Në këtë punëtori fjalën e tij e pati z. Sasho Taleski, udhëheqës i sektorit të programeve në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë dhe zëvendës-shefi i Delegacionit Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq të Beogradit, z-ja Gordana Milenkoviq.

Punëtoria u shoqërua me një diskutim të hapur me ç’rast pjesëmarrësit e punëtorisë diskutuan për çështje të ndryshme lidhur me punën e Kryqit të kuq dhe informimin në situata të krizës.

 

< kthehu mbrapa