20 Nëntor, 2018

Punëtoria me përfaqësuesit e mediave

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe “Humanost” më 19 nëntor të vitit 2018 në lokalet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, organizuan Punëtorinë me përfaqësuesit e mediave me qëllim të njoftimit të tyre me temat që janë me rëndësi për të moshuarit. Tema këto që janë përfshirë përmes anëtarëve të rrjetit “InkluzivaM”, dhe në kuadër të Projektit rajonal “Ndërmarrja e aksionit për përfshirje sociale të personave të moshuar”, financuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbështetur financiarisht nga Kryqi i kuq i Austrisë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të mediave, anëtarë të rrjetit “InkluzivaM”, shoqata të qytetarëve fitues të granteve për implementimin e projekteve të vogla për përfshirjen sociale të personave të moshuar, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare që sigurojnë mbështetjen e rrjetit.

Në këtë punëtori u ndanë edhe rezultatet e Hulumtimit me temën: “Nevoja për hapjen e serviseve për shërbime sociale dhe shëndetësore për të moshuarit.”

< kthehu mbrapa