2 Maj, 2018

PUNËTORIA PËRGATITORE PËR INSTRUKTORËT E PVH-së

Nga 27 deri më 29 prill u mbajt një punëtori dyditore përgatitore për instruktorë në kuadër të Programit PVH. Qëllimi i saj ishte vlerësimi i 150 projekteve të vogla që janë dorëzuar në Zyrën e PVH-së më 20 prill nga ana e të rinjve dhe diseminatorëve të tyre. Instruktorët të ndarë në ekipe me nga dy veta i lexuan dhe i vlerësuan projektet sipas kritereve të dhëna prej më parë. E tërë punëtoria kaloi në mënyrë shumë frymëzuese për shkak të leximit të projekteve të vogla dhe për shkak të kuptuarit sërish se çfarë vepra të mira dhe të mëdha bëjnë të rinjtë e moshës nga 13 deri 17 vjeç kur vihen në një format që funksionon mirë. Ekipi u përgatit edhe për punëtorinë finale ku 60 të rinj dhe dhjetëra diseminatorë do të kenë mundësinë për të marrë njohuri më të thella për punën ekipore, kulturën si sistem vlerash dhe për Kryqin e kuq.

< kthehu mbrapa