Raporti për trajnimin e lehtësuesve mbi përgatitjen efektive të reagimit ndaj katastrofave
28-31.10.2019, Sutomore, Mali i Zi
Në periudhën nga 28 deri më 31.10.2019, Aleksandar Stojanoski, si përfaqësues i Programit të Gatishmërisë dhe Reagimit në Katastrofa të Kryqit të Kuq të RMV-së, mori pjesë në një trajnim për trajnerë/lehtësues të procesit/mjetit për gatishmëri të reagimit efektiv ndaj katastrofave. Trajnimi u mbajt në Qendrën e Trajnimit të Kryqit të Kuq të Malit të Zi në Sutomore, Mali i Zi, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të Shoqatave Nacionale të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Portugalisë, Suedisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Kanadasë, Finlandës, përfaqësues të Azisë Qendrore dhe të tjerë.
Gatishmëria për një reagim efektiv (GRE) është një qasje e projektuar për të forcuar Shoqatat Nacionale me qëllim që të bëhen më kreative dhe novatore në aktivitetet e tyre për menaxhimin e katastrofave dhe për të kontribuar në një reagim të koordinuar dhe efektiv ndaj katastrofave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. GRE lejon Shoqatën Nacionale për të vlerësuar dhe analizuar në mënyrë sistematike anët e forta dhe të dobëta të sistemit të saj të reagimit në katastrofa me qëllim që të merr masa efektive për përmirësimin e tij. Procesi është i ndarë në disa faza: orientimi , vlerësimi, analizimi dhe përparësia, përgatitja e planit të veprimit dhe faza e zbatimit të aktiviteteve.
Gjatë seancave, u prezantuan sistemi NICS si dhe Projekti Rajonal për krijimin e Qendrave të Operimit të Katastrofave, dhe njëherësh u prezantuan përvojat e Programit të Gatishmërisë dhe Reagimit ndaj Katastrofave të KKRMV-së në përgatitjen dhe zbatimin e ushtrimeve simuluese si shembuj pozitivë në Rajon. Përfaqësuesi i Programit të Gatishmërisë dhe Reagimit ndaj Katastrofave pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit mori një Certifikatë Ndërkombëtare të Lehtësuesit për procesin e gatishmërisë së reagimit efektiv.