28 Dhjetor, 2021

Rezultate të shkëlqyeshme për Programin PVH për vitin 2021

Këtë vit, përmes programit të Kryqit të Kuq në aksion-promovimin e vlerave humane (KKA-PVH), janë realizuar gjithsej 39 punëtori online. Ato u mbajtën nga 24 instruktorë të PVH-së për tema të ndryshme, përkatësisht tema për të cilat ata janë ekspertë. Punëtoritë ishin të përshtatura për të rinjtë, nevojat dhe interesat e tyre si p.sh. inteligjenca artificiale, ankthi i të rinjve, puna në grup dhe puna ekipore, komunikimi dhe teknikat e lidhura me to, aftësitë e negociatave, përdorimi i sigurt i internetit dhe më shumë. Në punëtori morën pjesë gjithsej 3,436 të rinj nga organizata të ndryshme komunale të KK në mbarë vendin. Disa prej tyre janë përfshirë rregullisht, në shumicën e punëtorive, e disa sipas interesit dhe mundësive.

Programi PVH këtë vit u riorganizua dhe iu përshtat kushteve shëndetësore në vend. Nëpërmjet saj, megjithatë, ne patëm mundësinë të jemi në kontakt me të rinjtë dhe të forcojmë kapacitetet e tyre. Të gjitha njohuritë e marra këtë vit do të mund të përdoren vitin e ardhshëm kur të kthehemi në terren duke bërë projekte të vogla në komunitetet lokale.

Falënderim i madh për pjesëmarrësit, tek instruktorët, për përkrahjen nga ana e Organizatave komunale, për shkollat dhe për arsimtarët përgjegjës. E plotë është kur jemi të gjithë bashkë!

< kthehu mbrapa