18 Maj, 2021
Secili meriton ndihmë!
Që kur kemi filluar në vitin 2015, ne nuk kemi ndaluar së mbështeturi migrantët dhe refugjatët që tranzitojnë nëpër vendin tonë. Nëpërmjet ekipeve lëvizëse të Kryqit të Kuq të vendosur në kufijtë veriorë dhe jugorë, ne lehtësojmë udhëtimin e tyre duke siguruar ndihmën e drejtpërdrejtë që ata kanë nevojë, në vend. Që nga fillimi i vitit, janë shpërndarë 2,257 pako ushqimore, 3,303 vakte të nxehta, 12,092 shishe ujë dhe janë siguruar 2,238 ndihma të para dhe ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë. Një total prej 4,822 migrantësh u ndihmuan në rajonin kufitar dhe 656 migrantë dhe refugjatë të strehuar në Qendrat e Pritjes Vinojug dhe Tabanovce.
Vazhdojmë më tutje! Secili meriton ndihmë!