3 Shtator, 2015

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë për punë të jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar të R. Së Francës Arlem Dezir në vizitë në kalimin kufitar Tabanoc

Më 02.09.2015 në kalimin hekurudhor Tabanoc kufiri Maqedoni – Serbi, ku tranzitojnë migruesit në vizitë ishte sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e punëve të jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar të R. Së Francës z. Arlem Dezir. Në shoqërim të tij ishin sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti, ambasadorja e Ambasadës së Francës në Shkup zonja Lorenc Oer, z. Mohamed Arif përfaqësues i Zyrës së komesariatit të lartë për të ikurit të Kombeve të bashkuara në Shkup dhe sekretari shtetëror i Ministrisë për punë të brendshme të Republikës së Maqedonisë zonja Anastasija Ilieska.

Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti, sekretari shtetëror Dezir dhe të tjerët i informoi për ekipet mobile të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë të cilët 24 orë sigurojnë përkrahje dhe ndihmë humanitare për migruesit në kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc.

Tabanovce

< kthehu mbrapa