7 Shtator, 2015

SEMINAR PËR EDUKIMIN E MOTIVUESVE TË RINJ PËR DHURIMIN E GJAKUT ME KLUBET 25

Prej 04-06 shtator të vitit 2015 në h. Solferino, Strugë u mbajt seminar për edukimin e motivuesve të rinj për dhurimin e gjakut me klubet 25.

 

Në këtë seminar morën pjesë 34 pjesëmarrës – motivues të rinj të KK Shkup (anëtarë të Klubi 25), OKKK Manastir dhe Ohër, të rinj të Kryqit të kuq të Shqipërisë dhe Kryqit të kuq Novi Sad të Republikës së Serbisë.

 

Pjesëmarrësit në këtë seminar treguan motivim të madh për punë dhe pjesëmarrje aktive në punëtoritë, interesim për temat e prezantuara, ndarje atkite të përvojave, diturive dhe aftësive, kreativitet dhe përkushtim të madh në punën me ekipe. Në grupë u zhvilluar atmosferë pozitive dhe punuese që rezultoi me punë të suksesshme dhe përvetësim të diturive të reja që është parakusht për aktivitet të tyre të mirë si motivues për dhurim vullnetar të gjakut.

 

Përfitim të posaçëm në seminar ishte mundësia për këmbimin e përvojave me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Serbise dhe ndërtimi i miqësisë mes pjesëmarrësve – si mundësi për bashkëpunim të ardhshëm të përbashkët në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut.

 

Përmbajtjet dhe punëtoritë në seminarin mundësuan që të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë aktive të kyçen në punë, mundësi ta shprehin mendimin e vet dhe ta ndajnë përvojën, mundësi të mësojnë se si përgatiten dokumentet dhe fushatat strategjike për të motivuar të rinjtë, si dhe t’i paraqesin aftësitë e tyre për prezantim, përgatitje të programeve televizive, PR tekst dhe hasje të diturive për përdorimin e rrjeteve sociale.

 

Seminari ishte mundësi që të merren informacione të reja dhe të mësohen përmbajte të rejat për dhurimin e gjakut, paraqitje të pjesëmarrësve para kamerave, të informohen për aktivitetet e Klubit 25 dhe bartje të përvojave pozitive, mënyrat e planifikimit, organizim dhe realizim të aksioneve për dhurimin e gjakut, faktorë motivuese dhe demotivuese për dhurimin e gjakut tek popullata e re, punë në ekipe etj.

 

Seminari ishte mundësi për këmbimin e përvojave si mes pjesëmarrësve të Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe me pjesëmarrësit e shteteve tjera Shqipëri dhe Serbi.

 

Nëpërmjet promovimit të punës së Klubit 25 nga Shkupi, pjesëmarrësit e OKKK Manastir dhe Ohër shprehën përgatitshmëri për ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete për formimin e KLUB 25 në komunat e tyre.

 

Falënderim të madh për ekipin e Radio televizioni të Maqedonisë që ishte i pranishëm gjatë seminarit dhe do të përgatisë emision që do të transmetohet në Programin e parë të RTVM-së.

Untitled-2

< kthehu mbrapa