SEMINARI I EDUKIMI TË MOTIVUESVE TË RINJ PËR DHURIMIN E GJAKUT ME KLUBET 25 DHE KLUBIN E DHURUESVE TË GJAKUT
Seminari u mbajt në Hotelin “Solferino”, Strugë, nga 15-17 shtator të vitit 2017 me moton “Roli i të rinjve në procesin e motivimit”.
Në këtë seminar morën pjesë 23 pjesëmarrës – motivues të rinj të Klubeve 25 të Organizatës së qytetit të Kryqit të kuq të Shkupit, organizatat komunale të Kryqit të kuq Manastir dhe Ohër, të rinjtë e Klubit 25 të Kryqit të kuq të Tiranës – Shqipëri dhe Klubi 25 i Kryqit të kuq të Novi Sadit të Republikës së Serbisë, dhe 8 anëtarë të Klubit të dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të Shkupit.
Pjesëmarrësit e seminarit treguan motivim të madh për punë dhe pjesëmarrje aktive në punëtoritë, interesim për temat e prezantuara, shkëmbim aktiv të përvojave, njohurive dhe shkathtësive, kreativitet të madh dhe përkushtim ndaj punës ekipore. Në grupe u zhvillua një atmosferë pozitive dhe punuese e cila rezultoi me një punë të suksesshme dhe me përvetësimin e njohurive të reja – që është parakusht për aktivitetin e tyre të ardhshëm të mirë si motivues për dhurimin vullnetar të gjakut.
Një përfitim i veçantë i seminarit ishte mundësia për të shkëmbyer përvojat me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Serbisë dhe për të ndërtuar miqësi në mesin e pjesëmarrësve – si mundësi për një bashkëpunim të ardhshëm të përbashkët në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Përmbajtjet dhe punëtoritë e seminarit mundësuan të gjithë pjesëmarrësit të përshihen në punë, mundësi për të thënë mendimin e tyre dhe për të ndarë përvojat, mundësi për të mësuar si përgatitet një pyetësor anketues për popullsinë e gjerë në temën e dhurimit të gjakut, për zbatimin e anketës, për përgatitjen e fushatës për promovimin e dhurimit të gjakut në mesin e të rinjve, dhe për punën ekipore, motivimin dhe demotivimin tek të rinjtë, si të shprehin shkathtësitë e tyre të prezantimit, përgatitjen e pllakatit për dhurimin e gjakut dhe analizën SWOT.
Më 16 shtator të vitit 2017 nga ana e të rinjve të Klubeve 25 dhe anëtarëve të Klubit të dhuruesve të gjakut, të ndarë në 4 grupe, u zbatua anketa në rajonin qendror të qytetit të Ohrit. Pyetësori anketues ishte përgatitur nga ana e pjesëmarrësve të seminarit dhe janë anketuar 40 persona. Rezultatet e anketës treguan se qytetarët e Ohrit dhe turistët nuk janë të informuar mjaftueshëm për dhurimin e gjakut.
Seminari ishte një mundësi për të marrë informacione të reja dhe për të mësuar përmbajtje të reja për dhurimin e gjakut, për t’u informuar në mënyrë të ndërsjellë për aktivitetet e Klubeve 25 dhe Klubit të dhuruesve të gjakut, për të ndarë përvojat dhe shembujt pozitive nëpërmjet prezantimeve në power point dhe video-materialeve.
Pjesëmarrësit e seminarit patën mundësinë nëpërmjet aplikimit të kuizit Online të kontrollojnë njohuritë e tyre mbi temat e dhurimit të gjakut. Në fund të seminarit nëpërmjet evalvimit u ndanë pritjet dhe u morën disa konkluzione.