18 Shtator, 2018

Sesione diseminimi për Armatën e Republikës së Maqedonisë në muajin shtator të vitit 2018

Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim mes Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë vazhdon të mbajë sesione të diseminimit për oficerët e Armatës për promovimin e punës së Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, shoqatës nacionale, respektimit të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe rolit dhe mundësive për bashkëpunim mes Kryqit të kuq dhe ARM-së në kohë paqeje dhe në kohë lufte.

Sesionet e diseminimit para oficerëve të ARM-së përfshijnë më tepër kapituj të punës së Lëvizjes dhe DHN, si përshembull një pasqyrë të shkurtë rreth historisë së Lëvizjes, principet fundamentale, amblemat e Lëvizjes dhe rolin e tyre indikativ dhe mbrojtës, Konventat e Gjenevës të 1949 dhe Protokolet Shtesë të Konventave të Gjenevës të vitit 1977 dhe 2005, fushat e programeve të veprimtarisë së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë si dhe përvojat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë nga aktivitetet në kohë të katastrofave dhe situatave të jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë dhe nga fqinjësia në dekadën e fundit.  

Theks i veqantë në sesionet e diseminimit i vihet njoftimit më të mire të anëtarëve të ARM-së me rolin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në situata të jashtëzakonshme si dhe me programet dhe projektet e shoqatës nacionale. Sesionet e diseminimit janë të përcjellura edhe me video me përmbajtje “Rregullat e luftës” në të cilën theksohen elementet qenësore të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe roli i Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në konflikte të armatosura.

Në gjysmën e parë të muajit shtator të vitit 2018 janë mbajtur gjithësej dy sesione diseminimi nga zyra qendrore e KKRM edhe atë më 11.09.2018 në kazermën “Kuzman Josifovski” – Pitu në Tetovë në të cilën kanë marrë pjesë gjithsej 70 oficerë dhe ushtarë të ARM-së dhe më 12.09.2018 është mbajtur një sesion i diseminimit në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë në të cilën kanë marrë pjesë gjithsej 30 oficerë dhe ushtarë të ARM-së.

< kthehu mbrapa