
“Sfidat dhe praktikat e bashkëpunimit mes sektorit civil dhe afarist“
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ më 17 Maj 2017 në Shkup u organizua konferenca përfundimtare “Sfidat dhe praktikat e bashkëpunimit mes sektorit civil dhe afarist”.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ përmes bashkëpunimit me sektorin afarist”, të cilin e realizuan Fondacioni ALBIZ dhe OEMVP.
Qëllimi i projektit ishte të kontribuojë për qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes rritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre, për të mobilizuar fonde shtesë për përkrahjen e nevojave të grupeve qëllimore (me fokus të OJQ – ve që punojnë me grupe të margjinalizuara).
Në konferencë mori pjesë edhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së d-r Sait Saiti i cili foli për bashkëpunimin e kësaj organizate me kompanitë private.