11 Maj, 2015

Shënimi i 8 Majit – Dita botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe

DSC_0302

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 8 Maj me fillim prej ora 10:30 në hapësirat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në mënyrë solemne e shënoi 8 Majin Dita botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në bashkëpunim me anëtarët e vet, vullnetarët, të punësuarit, bashkëpunëtorët dhe partnerët.

Këtë solemnitet e hapi kryetari i Kryqit të kuq të RM-së z. Millço Trajkov i cili theksoi se në këtë ditë në të gjitha 189 shoqatat nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe festa shënohet nën një moto të përbashkët “Parimet tona në aksion” në kuadër të 50 vjetorit nga miratimi i Parimeve themelore të Lëvizjes.

Në vitin kur shënohet 70 vjetori jubilar nga formimi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe 20 vjetori nga pranimi i shoqatës nacionale për anëtar të barabartë në Federatën ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në shenjë falënderimi për kontributin vullnetar dhe për përkrahjen në zhvillimin e shoqatës nacionale ndau mirënjohje jubilare – Shenjë jubilare për Darko Tofoski, Zhivko Popovski, Ilija Cvetanovski, Jovan Damjanovski – kryetarë të mëparshëm të KKRM-së, Michelle Osmanli, drejtor ekzekutiv i odës ekonomike amerikane në Maqedoni dhe Risto Piskaçev vullnetar të cilët kanë dhënë kontributet e tyre të posaçme në zhvillimin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë solemnitet u promovua edhe pulla postare nga ana e drejtorit gjeneral të Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi përpunuar në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, me çka në mënyrë plotësuese promovohet kontributi i përbashkët për shoqëri më humane.

Ky vit jubilar na jep mundësi që ta përkujtojmë opinionin, se partnerët tanë dhe krijuesit e politikës për rëndësinë e rolit të cilin të gjithë veprimtarët e zinxhirit humanitar e kanë në shoqëri nëpërmjet shpëtimit të jetës, ndihmë sipas nevojave dhe këmbimi i mendimeve dhe paragjykimeve në rrethinë me zbatim të vazhdueshëm në Parimeve themelore të Lëvizjes dhe promovim të vazhdueshëm të rëndësisë së tyre të përhershme.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ua uron 8 Majin të gjithë vullnetarëve, anëtarëve, të punësuarve dhe bashkëpunëtorëve të vet.

< kthehu mbrapa