Shënimi i Ditës botërore të vullnetarizmit
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e punës dhe politikës sociale e shënuan Ditën botërore të vullnetarizmit më 5 dhjetor me organizim të një manifestimi që u mbajt me fillim prej ora 11:30 në hapësirat e Muzeut të luftës së Maqedonisë ku u ndanë shpërblime, u theksua aktiviteti vullnetar, dhe u dëgjua zëri i vullnetarit nëpërmjet fjalimeve dhe deklaratave vullnetare për përfitimet personale dhe për rezultatin e realizuar, gjithashtu fjalim mbajtën edhe persona publik si shembuj pozitiv të cilët e praktikojnë dhe përkrahin vullnetarizimin.
Në Ditën botërore të vullnetarizmit nga ana e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, u ndanë shpërblime për vullnetarë për arritje të veçanta dhe atë: Klubit të të rinjve të OKKK Veles për aktivitetin e treguar për ndihmën e grupeve të ndryshme qëllimore, OKKK Ohër për mobilizimin e një numri të madh të vullnetarëve, Vullnetarëve të Klubit të personave të moshuar të OKKK Kriva Pallankë për proaktivitetin e vet dhe për mbajtjen e klubit, si dhe iu nda shpërblim Ljupço Millkovskit dhe Xvonko Sekullovskit për merita të posaçme në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të shoqatës nacionale dhe për aktivitetin e tij prej më shumë se tridhjetë vjet si vullnetarë. Si vazhdimësi e aktiviteteve të programit “Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i vlerave humane” u nda edhe OSKAR për filmin më të mirë të përpunuar nga ana e vullnetarëve në kuadër të “Java e promovimit të vlerave humane” nëpërmjet të cilit u promovua rëndësia e aktivitetit vullnetar, bashkëpunimi ndëretnik dhe kultura e dialogut. Gjatë ngjarjes, vullnetarët i ndanë çeqe prej 165 000 denarë, Entit për ndëshkim – burgu Ohër, nga mjetet financiare të grumbulluara nga ana e vullnetarëve në kuadër të “Java e promovimit të vlerave humane”.
Në këtë ngjarje fjalim kishte kryetari i Kryqit të Kuq të RM-së z. Millço Trajkov i cili theksoi se nuk ekziston vlerë më e lartë se sa dhënia e diturisë, aftësive, kohës apo resurseve personale për dikë i cili ka nevojë për ndihmë. Kjo paraqet parimin fundamental të vullnetarizimit. Vullnetarizimi është në zemrën e bashkësisë dhe promovon besim, i mburr njerëzit që të jenë qytetarë më të mirë, dhe iu mundëson lidhje me bashkësinë me çka mësojnë për obligimet e veta si qytetarë. Sipas të dhënave të fundit numri i vullnetarëve aktiv të Kryqit të Kuq është 7.199 vullnetarë.
Ministria për punë dhe politikë sociale në kudër të ngjarjes për herë të dytë i ndau shpërblimet nacionale për vullnetarizim. Alen Osman është vullnetar i vitit, për organizator të punës vullnetare është shpërblyer Komuna e Velesit, nga mediumet është shpërblyer TV Sitel, ndërsa shpërblimin për praktikë vullnetare e fitoi asociacioni i të rinjve IMK – Manastir.
Ministri për punë dhe politikë sociale, z. Dime Spasov në kuadër të fjalimit të tij theksoi se vullnetarët krijojnë vlerë të paçmueshme për shkak se posedojnë dituri dhe aftësi të dobishme për bashkësinë. Secilin vullnetar e stolis kualitet i pasuruar me dimension humanitar të vullnetit të mirë.
Qëllimi i shpërblimeve edhe në këtë manifestim është që ta promovojë vullnetarizmin tek popullata më e gjerë, të rritet shikueshmëria e vullnetarëve dhe praktikave pozitive vullnetare dhe të inspirojë kah përparimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i vullnetarizmit.