Shënimi i Javës së higjienës
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej 08 deri më 15 prill 2022, sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale, do ta shënojë Javën e Higjienës, nën moton “Higjiena – obligim personal për shëndetin kolektiv”.
Promovimi i higjienës është një pjesë themelore e aktiviteteve të ujit dhe kanalizimeve të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin publik dhe parandalimi i sëmundjeve që lidhen me praktikat e dobëta të higjienës. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se 1.7 milionë vdekje në vit i atribuohen ujit të pasigurt, kanalizimeve dhe higjienës.
Për të kontribuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e higjienës së duhur dhe të rregullt te popullata e re gjatë KOVID-19, Kryqi i Kuq dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të ndajnë njoftime në rrjetet sociale dhe do të organizojnë punëtori edukative dhe ligjërata për të promovuar higjienën tek fëmijët dhe mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme.