30 Nëntor, 2022

Shënimi i Javës së luftës kundër HIV/SIDËS (1-7 dhjetor)

Nga data 1-7 Dhjetor të vitit 2022, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me kalendarin e aktiviteteve tradicionale, do të shënojë Javën e luftës kundër HIV/SIDËS, nën moton “Njohuria është parandalimi më i mirë nga infektimi me HIV”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, HIV mbetet një problem i madh i shëndetit publik, që prek më shumë se 2 milionë njerëz në rajonet e Europës, ndërsa në mbarë botën 37,700,000 të rritur dhe fëmijë janë të infektuar me HIV. Megjithëse dekadave të fundit është arritur një përparim i rëndësishëm, sërish objektivat e rëndësishëm të vendosur për vitin 2021 nuk u plotësuan.

Në kuadër të shënimit të Javës së luftës kundër HIV/SIDËS, Organizatat Komunale të Kryqit të Kuq, do të ndërmarrin aktivitete për të kontribuar së bashku në rritjen e ndërgjegjësimit publik te të rinjtë, nëpërmjet organizmit të punëtorive edukative për bashkëmoshatarët në shkollat ​​e mesme.

< kthehu mbrapa