22 Qershor, 2015

SHËRBIMI PËR KËRKIM – FRESKIM I DITURIVE

sluzba_baranja

Si rezultat i vëllimit të rritur të aktiviteteve të Kryqit të kuq të Republikës së Myaqedonisë, lidhur me migrantët të cilët në numër të madh kalojnë nëpër shtetin tonë. U paraqit nevoja për kyçje të madhe të Shërbimit për kërkim të shoqatës nacionale, duke parë numrin e rritur të kërkimit të njerëzve të humbur, si rezultat i krizës migruese që e përfshiu Evropën.

Gjendjet e tilla nxitën nevojën për organizim më të madh të Shërbimit për kërkim në të gjitha nivelet e shoqatës nacionale. Kryqi i kuq i RM-së në këtë plan ka përkrahje të madhe nga ana e Zyrës rajonale të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq në Beograd, dhe si rezultat i të njëjtës, dolën më shumë aktivitete mes cilave edhe organizim i punëtorisë për freskimin e diturive për Shërbimin për kërkim për personat të cilët janë përgjegjës për shërbimin në Organizatat komunale të Kryqit të kuq dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Punëtoria u mbajt më 18.06.2015, ndërsa sipas programit u përpunua trajnimi elementar për punë në Shërbimin për kërkim, që për një pjesë të të pranishmive ishte risi, për një pjesë përsëritje e diturive të hasura gjatë krizës së ikjes prej viteve të nëntëdhjeta e këtej kanë ndodhur në rajon.

Qëllimi i punëtorisë ishte që të përkushtohet më shumë vëmendje në aktivitetet të cilat për momentin e lidhin Shrëbimin për kërkim me migrantët në Maqedoni.

Për këtë vëmendje më e madhe u përkushtua në aktivitetet të cilat u realizuan në Organizatat komunale të Kryqit të kuq që gjenden në udhët nëpër të cilat lëvizin migruesit dhe mundësitë për aktivitetet e Shërbimit për kërkim në të njëjtat. U theksua specifikimi për punë në Shërbim për këtë grup qëllimor, nevoja për komunikim të vazhdueshëm të shërbimeve komunale me zyrën qendrore prej ku zhvillohet komunikimi me Shërbimin për kërkim të shoqatave tjera nacionale të cilat shqyrtojnë po të njëjtin problem.

Zhvillimi i punëtorisël nga ana e të gjithë të pranishmive u vlerësua si shum e dobishme, si përmbyllje doli nevoja që menjëherë të përcjellin trajnime në organizatat komunale për vullnetarë të cilët në rast nevoje do të kyçeshin në punën e Shërbimit për kërkim.

< kthehu mbrapa