25 Gusht, 2015

SHPËRNDARJA E NDIHMËS HUMANITARE PËR POPULLATËN QË PËSOI NGA VËRSHIMET NË TETOVË

Kryqi i kuq i RM-së prej sot do të shpërndajë ndihmën e dytë humanitare për popullatën që pësoi nga vërshimet në Tetovë dhe rrethinë. Ndihma përbëhet prej 200 pakove me ushqim, 150 pako mjete për higjienë, 250 batanie dhe ujë për pije.

Deri më 25.08.2015 nëpërmjet linjeve telofonike për donacion nga tre operatorët në RM-së janë siguruar mjete financiare prej 1.039.500 denarë. Në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të RM-së janë paguar gjithsej 1.646.403 denarë. Në periudhën e deritanishme në aksionin humanitar të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë është siguruar ndihmë prej më shumë donatorëve, subjekteve juridike dhe qytetarë, sië janë Kozhuvçanka, Birraria SHA Shkup, Alkaloid, Mak Oil, Stopanska Banka, Replek, Pro Kredit Banka, Telekomi i Maqedonisë, Komuna Ohër, Komfi Angel, Lajons Klub, Aneks, Promes, KAM Market, Posta e Maqedonisë, Federata e futbollit të Maqedonisë, Ambasada amerikane etj. Përkrahje në aksion siguroi edhe Kryqi i kuq i Shqipërisë.

Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim të madh për të gjithë donatorët të cilët siguruan përkrahje në aksionin humanitar për të ndihmuar popullatën që pësoi nga vërshimet në Tetovë.

Aksioni vazhdon dhe zgjat deri më 31 gusht të vitit 2015. Ndihma në mjete për higjienë (mjete për dezinfeksion) dhe ushqim mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të kuq në Momin Potok prej 08,00 deri në 16,00 (tel. 3 096 227), dhe në deponë e Kryqit të kuq në Tetovë rr. “Frushanska” p.n. (tel. 070 706 255)

Subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmës financiare:

  • Llogaria e Fondit të solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale
  • Dhurimi i 100 denarëve me thirrje në telefonat: 075/070/077 143 400

Kryqi i kuq i RM-së mjetet financiare të dhuruara do t’i dedikojë për të ndihmuar popullatën që pësoi nga vërshimet. Për ndihmën humanitare të siguruar dhe të shpërndarë opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë adekuate.

Untitled

< kthehu mbrapa