Shpëtim për planetin Tokë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në vitet e kaluara në mënyrë aktive ndërmerr aktivitete për uljen e pasojave nga ndryshimet klimatike. Njëkohësisht, shoqata nacionale është pjesë e Forumit të Evropës Juglindore për adaptim në ndryshimet klimatike (http://www.seeclimateforum.org ) së bashku me Kryqin e Kuq të Kroacisë, Malit të Zi dhe Qendrën për përparimin e mjedisit jetësor të Sërbisë, përderisa si një prej organizatave partnere paraqitet edhe WWF (Fondi botëror i natyrës), zyra rajonale në Beograd.
Në kuadër të iniciativave globale për ruajtjen e planetit Tokë, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë nëpërmjet 34 organizatave komunale të veta të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Earthhour Maqedoni, në mënyrë aktive do të kyçet në shënimin e 29 marsit – Dita e planetit Tokë.
Aktiviteti në kuadër botëror përëhet në atë që, në loaklitete të caktuara, posaçërisht vende publike (lapidare, ndërtesa, ura, parqe etj) çkyqen dritat në afat prej një ore dhe atë prej orës 20:30 – 21:30. Ky aktivitet është iparalajmëruar që të realizohet në më shumë se 150 shtete.
Vullnetarët e klubeve të të rinjve do të organizojnë aktivitet me të cilat do të kyçen në këtë iniciativë, në orën e caktuar në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale ku do të çkyçet ndriqimi ndërsa vullnetarët e klubit do të qëndrojnë me qirinj të ndezur.
Në pajtueshmëri me fushatën këtë vit vullnetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë nga ana e organizatorit janë shpallur si super heronj për planetin Tokë në aksionin Ora e planetit tokë.