Sigurimi i festës tradicionale “Ujët e Bekuar” 2019
Në mënyrë tradicionale, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit edhe sivjet dha mbështetje logjistike dhe mjekësore për ngjarjen religjioze “Ujët e Bekuar”. Ngjarja u zhvillua në lumin Vardar, nën urën Liria dhe në të morën pjesë 140 besimtarë.
Duke pasur parasysh temperaturat e ulëta të ujit në lumin Vardar, sivjet ngjarja u zhvillua në mënyrë të suksesshme dhe të sigurt. Për sigurinë e pjesëmarrësve në ujë përgjegjës ishin 40 vullnetarë dhe punonjës të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, ekipe të Qendrës së sigurisë në sjë të cilat së bashku me Ekipin e shpëtimit në mal vendosën një sistem litarësh dhe një barkë shpëtimtare me shpëtimtarë, të cilët ishin të përgatitur për të nxjerrë njerëz të mbytur potencialë nga ujërat e ftohta të Vardarit.
Ekipet e Skuadrës për reagim në katastrofa vendosën edhe qendra të triazhit dhe ofruan mbështetje për shpëtimtarët në breg. Në këtë ngjarje u evidentuan 10 intervenime të cilat për fat të mirë u riparuan me sukses.