25 Janar, 2018

14 vjet përkushtim ndaj humanistit të madh Toshe Proeski

Sot më 25 janar të vitit 2018, në sallën e Shtëpisë së ARM-së, në periudhën nga ora 09:00-17:00, për të katërmbëdhjetën herë do të organizohet një aksion i madh i dhurimit të gjakut kushtuar humanistit të madh Toshe Proeski në shenjë të shënimit të ditëlindjes së tij.

Organizatorë të aksionit të dhurimi të gjakut janë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, Organizata komunale Gazi Babë, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, fansat e Toshes së RM-së dhe Fondacioni Toshe Proeski. Mbështetje për aksionin do të japin anëtarët e Klubit 25-klubi i dhuruesve të rinj të gjakut dhe motivuesit e rinj.

Deri tani, në këto 14 aksione, humanizmin e tyre përmes aktit të dhurimit të gjakut e kanë treguar rreth 4 000 dhurues të gjakut.

< kthehu mbrapa