30 Prill, 2019

Takim diseminimi me Shërbimin profesional të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit ERAZMUS+ “Shkolla dhe çerdhe të sigurta”

Brenda projektit “Shkolla dhe çerdhe të sigurta”, mbështetur financiarisht nga ERAZMUS+ u mbajt një takim diseminimi i Shërbimit profesional të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë ku u prezantuan aktivitetet e projektit si dhe zhvillimi i deritanishëm i tyre. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe opinioneve në mënyrë që të përmirësohet pakoja dalëse e trajnimit dhe implementimi i platformës për reduktimin e rrezikut nga katastrofat. Në kuadër të realizimit të platformës për reduktimin e rrezikut nga katastrofat, ndihmën e parë dhe mbështetjen psikosociale , Kryqi i Kuq i RM-së do të përfshijë Organizatat Komunale dhe Klubet Rinore me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat. Grupi i synuar i aktiviteteve të projektit janë shkollat fillore dhe çerdhet.

< kthehu mbrapa