Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Takim i diseminimit për prezantimin e veglave të projektit për ndihmë të parë psikologjike dhe mbështetje psikosociale me faktorët nacionalë

2019-04-23

Takim i diseminimit për prezantimin e veglave të projektit për ndihmë të parë psikologjike dhe mbështetje psikosociale me faktorët nacionalë

Më 22.04.2019, në ambientet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, u mbajt një takim i diseminimit për prezantimin e veglave të projektit me faktorët nacionalë në kuadër të projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situata komplekse emergjente” mbështetur nga Bashkimi Evropian. Në këtë takim u ndanë të arriturat kryesore të implementimit të projektit gjatë dy viteve të fundit dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për zhvillimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale si pjesë e operacioneve të përditshme. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Akademia Ushtarake, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë, Oda e Psikologëve të Maqedonisë, UNHCR , UNICEF, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë dhe përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025