Takim koordinues me sekretarët e OKKK/ KKQSH
Më 21.12.2017 u mbajt Takimi koordinues me sekretarët e organizatave komunale të Kryqit të kuq të RM-së dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit (OKKK/ KKQSH) në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të RM-së.
Në këtë takim morën pjesën sekretarët e 32 organizatave komunale të Kryqit të kuq të RM-së. Takimin koordinues e udhëhoqi Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Sait Saiti.
Në Takimin koordinues u diskutuan shumë çështje me interes për zhvillimin e Organizatës. Ndër të tjera, theksi u vu në përcaktimin e programeve të Kryqit të kuq të RM-së për vitin 2018, si dhe përgatitjen e planit operativ të punës së të gjitha njësive të brendshme të Shoqatës Nacionale për vitin e ardhshëm. Më tej, u theksua futja e sistemit të ri informativ të menaxhimit që ka për qëllim të përmirësojë dhe përsosë rrjedhën e informacionit dhe treguesve për arritjet e Organizatës në veprimtari të ndryshme programore. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për kornizën e re normative dhe zbatimin e saj në punën e Shoqatës nacionale.