21 Shtator, 2016

Takim pune me Ambasadorin e Izraelit për Republikën e Maqedonisë

Më 19 shtator të vitit 2016 në hapësirat e Kryqit të kuq të RM-së në vizitë ishte ambasadori i Izraelit Dan Orian, ambasador i Shtetit Izrael në Republikën e Maqedonisë. Mysafiri i lartë u pranua nga ana e kryetarit të Kryqit të kuq d-r Millço Trajkov dhe sekretarit gjeneral d-r Sait Saiti. Gjatë takimit shkurtimisht u prezantua puna e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe u diskutuan mundësi për përparimin e paqes dhe tolerancës dhe vlerave humane tek popullata e re. Ambasadori Dan Orian falënderim të posaçëm shprehi për bashkëpuinimin e realizuar me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë – organizata komunale Manastir gjatë realizimit të projektit për ripërtrirjen e varrezave hebreje në Manastir.

< kthehu mbrapa