15 Prill, 2019

Takim pune i Këshillit udhëheqës të Kryqit të kuq të RM-së dhe Këshillit nacional të Kryqit të kuq të Bullgarisë

Në periudhën 12-14.04.2019 Kryqin e kuq të Bullgarisë e vizitoi një delegacion i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, i përbërë nga: Prof. Dr. Romel Velev – Kryetar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, anëtarë të Këshillit udhëheqës të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të Shërbimit profesional.

Delegacioni i KKRM-së u prit në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Bullgarisë ku mirëseardhje i uroi Akademik Dr. Hristo Grigorov – Kryetar i Kryqit të kuq të Bullgarisë. Aty u mbajt një sesionin i përbashkët i punës i përfaqësuesve të Këshillit udhëheqës të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit nacional të Kryqit të kuq të Bullgarisë. Në këtë takim pune u prezantuan aktivitetet, arritjet e deritashme dhe u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e deritashme të punës dhe aktivitetet e përbashkëta sipas fushave të veçanta të dyja shoqatave nacionale. Në këtë takim u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Manastir dhe Organizatës rajonale të Kryqit të kuq të Bullgarisë, Shumen, dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Kavadar dhe Organizatës rajonale të Kryqit të kuq të Bullgarisë – Jambol.

Më 13.04.2019 delegacioni ynë vizitoi Qendrën e logjistikës dhe trajnimit – Llozen.

< kthehu mbrapa