5 Nëntor, 2018

Takim pune i koordinuesve për menaxhimin e katastrofave

Organizuar nga Kryqi i kuq i Bullgarisë dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, në periudhën nga 31.10. deri më 3.11.2018 në Sofje u mbajt një takim pune i koordinuesve për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave të Shoqatave nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Qëllimi i takimit të punës ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të ShN-ve të rajonit me theks në vërshimet, përgatitja e procedurave standarde operative për ekipet nacionale për të reaguar në rast të katastrofave, PSO për anëtarët e ekipeve rajonale për të reaguar në rast të katastrofave si dhe përgatitja e planeve të ardhshme në fushën e gatishmërisë dhe veprimit në rast të katastrofave.

Në takimin e punës u punua edhe në përgatitjen e skenarit për një ushtrim të simuluar i cili duhet të realizohet deri në fund të muajit nëntor të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë.

< kthehu mbrapa