10 Korrik, 2020

Takim pune me Miriam Klinkenberg

Gjatë ditës së sotme, ekipi i Qendrës oprative, trajnues ndërkombëtarë për promovimin e higjienës si dhe persona me përvojë në misionet ndërkombëtare në pjesën e ujit, sanitacionit dhe promovimin e higjienës, mbajtën mbledhje me Miriam Klinkenberg, ekspert i lëmisë në ujë sanitacion dhe promovimin e higjienës.

Eksperti është i angazhuar nga ana e UNICEF për menaxhim me COVID-19 dhe njëkohësisht të ndihmojë në përgatitjen e vlerësimit WASH në shkolla dhe spitalet në Maqedoni.

Në këtë mbledhje pune u prezantuan edhe aktivitetet e KKRMV në pjesën e ujit, sanitacionit dhe promovimit të higjienës si dhe aktivitetet gjatë COVID-19. Gjatë diskutimit u këmbyen mendime dhe përvoja për gjendjen e institucioneve arsimore, niveli i vetëdijes si dhe mundësitë për ndërtimin e kapaciteteve dhe përforcimin e bashkësive, aktivitete të mëtutjeshme dhe etj.

< kthehu mbrapa