Takimi i 10-të i Partneritetit të Kryqit të Kuq
Më 16.12.2019 Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë së Veriut, në Hotelin “Meriot”, Shkup, organizoi Takimin e 10-të të Partneritetit. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Sait Saiti, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, z-nj Milla Carovska, përfaqësues të institucioneve dhe sektorit të korporatave. Takimi i Partneritetit u organizua me qëllim të promovimit të vlerave humanitare të Kryqit të Kuq për të inkurajuar partneritetet strategjike për implementimin e projekteve shoqërore të përbashkëta të dobishme sociale.
Takimin e hapi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, e cila theksoi bashkëpunimin e deritashëm të frytshëm me Kryqin e Kuq dhe gatishmërinë për të vazhduar në mënyrë të përbashkët në krijimin e shërbimeve për personat më të prekshëm dhe në moshë më të thyer.
Në Takim, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në shenjë falënderimi për mbështetjen në realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare dha mirënjohje të veçanta për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Qytetin e Shkupit, Radio Televizionin e Maqedonisë, Kishën “Jezu Krishti dhe Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme” në Maqedoninë e Veriut, si dhe mirënjohjet “Mbështetësi i Argjendtë” për Kompaninë OKTA SHA Shkup dhe “Mbështetësi i Bronztë” për Fondacionin e Zhvillimit të Arsimit dhe Kulturës “Albiz”.
Tema e sesionit të Panelit të Takimit të sivjetmë të Partneritetit ishte “Përmes përgjegjësisë shoqërore deri tek investimi i përbashkët në komunitete”. Folësit në këtë temë ishin Dr. Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, z. Nikolla Naumovski, Shef i kabinetit të kryetarit të qytetit të Shkupit, z-nja Jasmina Bucevska, Drejtore e Marketingut e Bankës Komerciale SHA Shkup dhe z-nja Aneta Andonova, Kryeredaktore dhe redaktore përgjegjëse e shërbimit të parë të programit të RTVM-së.
Në Takimin e Partneritetit nga ana e z-nj Jasmina Kuzmanovska, Udhëheqëse e Sektorit të Programeve të Kryqit të Kuq të RMV-së, u prezantua e-katalogu i iniciativave të projektit, të përgatitura nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, me qëllim të inkurajimit të interesimit për veprim të përbashkët dhe vendosjen e partneriteteve strategjike në sfera të veçanta të interesit të ndërsjellë.
Nga diskutimi i pjesëmarrësve në Takimin e Partneritetit u theksua kënaqësia nga bashkëpunimi i deritashëm me Kryqin e Kuq të RMV-së dhe u paralajmërua interesimi për një bashkëpunim të ri, si dhe forcimin e bashkëpunimit të deritashëm për mbështetjen e iniciativave të përbashkëta në periudhën e ardhshme.