23 Shkurt, 2022

Takimi i dytë rajonal me sekretarët për procesin TRANSFORMIMI 28

Vazhdojmë në takimin e dytë rajonal të procesit Transformimi 28, kësaj radhe me përfaqësues të Kryqit të Kuq në Kërçovë, Resnjë, Dibër, Demir Hisar, Negotinë, Kavadar, Prilep, Manastir, Krushevë dhe Ohër.

Procesi i transformimit përcaktohet nga nevojat lokale të organizatave tona dhe komuniteteve në të cilat ato veprojnë. Si Shoqatë Kombëtare, ne gjithmonë përpiqemi të ofrojmë një përgjigje në kohë dhe të përshtatshme për nevojat e shoqërisë dhe grupeve tona të synuara. Ne e shohim këtë proces si një hap të madh në veprimin tonë në arritjen e vizionit dhe misionit të organizatës.

< kthehu mbrapa