Takimi inicial i projektit “Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë”
Sot, më 21.02.2017, në lokalet e Kryqit të Kuq të Maqedonisë, u mbajt takimi i parë inicial i projektit “Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë” në kuadër të Programit Operativ për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2007-2013 (Komponenti 4 i IPA-s), i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili do të zbatohet në partneritet me Shoqatën “Humanost” dhe Kryqin e kuq të Austrisë.
Takimi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti dhe z. Sashko Jovanov, përfaqësues i Shoqatës “Humanost”. Z. Sait Saiti theksoi se ky projekt është një kontribut në implementimin e strategjive nacionale të punësimit dhe të strategjisë për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimit social në Republikën e Maqedonisë, dhe vërteton zhvillimin e programeve sociale për mbështetjen e grupeve të rrezikuara qëllimore në drejtim të përmirësimit të aftësisë së tyre konkurruese në tregun e punës. Ky projekt do të rrisë integrimin e grave gjatë kohë të papuna (40) mbi moshën 40 vjeçare në tregun e punës. Projekti do të kontribuojë për të zhvilluar dhe verifikuar një program trajnimi për kujdestarë për të moshuarit në kushte shtëpiake, dhe për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e grave gjatë kohë të papuna në ofrimin e shërbimeve të lëvizshme sociale për të moshuarit në shtëpitë e tyre – tha Saiti.
Pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre në këtë takim e kishin edhe Lençe Kocevska, Këshilltare e Shtetit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Pavlina Kostovska – Grujoska, këshilltare në Qendrën për Punësim të Qytetit të Shkupit. Në këtë takim morën pjesë disa përfaqësues të anëtarëve të rrjetit “Inkluziva M” për përfshirjen sociale të personave të moshuar, si dhe përfaqësues të medieve.
Me rëndësi të jashtëzakonshme është bashkëpunimi dhe mbështetja në implementimin e projektit nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimin e të Rriturve, Agjencisë së Punësimit të RM-së dhe Qendrës për punësim të qytetit të Shkupit, Entit të Gerontologjisë “13 Nëntori”.