Takimi koordinues me koordinuesit lokalë të edukimit të bashkëmoshatarëve për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Projektit “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, mbështetur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 14 janar të vitit 2020 në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq – Prilep mbajti një takim koordinues ku morën pjesë sekretarët dhe koordinuesit lokalë të edukimit të bashkëmoshatarëve për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore nga Organizatat Komunale të Kryqit të Kuq – Manastir, Prilep, Resnjë, Kumanovë, Koçanë dhe Kërçovë. Qëllimi i takimit ishte rishikimi dhe miratimi i planeve të veprimit në përputhje me udhëzimet e dhëna për organizimin e aktiviteteve preventive në terren. Në këtë takim u prezantuan planet dhe aktivitetet e deritashme që janë ndërmarrë në lidhje me përcaktimin e datave dhe caktimin e shkollave për mbajtjen e punëtorive preventive.
Pas zbatimit të ciklit të dytë të trajnimeve që përfundon më 22.03.2020, secili ekip i përbërë nga 5 edukatorë bashkëmoshatarësh do të zhvillojnë nga 8 punëtori preventive me moshatarët e tyre në shkollat fillore dhe të mesme për të rritur vetëdijesimin për mbrojtje nga trafikimi i qenieve njerëzore. Para aktiviteteve në terren u rekomandua të zhvillohet një punëtori me Klubet Rinore në organizatat e tyre komunale, dhe 8 punëtoritë tjera të zhvillohen në shkolla. Vullnetarët e Kryqit të Kuq morën vegla edukative – doracakë, prezantime, një film që mund ta përdorin për të zbatuar aktivitetet në terren (ngjarjet), si dhe formate të njoftimit për punëtoritë e zbatuara. Për më tepër atyre do t’ju dorëzohen flaerë informativë dhe kanotiere që do t’i përdorin gjatë implementimit të leksioneve preventive në shkollat fillore dhe të mesme në gjashtë komunat.