23 Dhjetor, 2022

Takimi rajonal i rrjetit të krijimit të lidhjeve familjare

Më 6 dhe 7 dhjetor të vitit 2022 në Beograd të Republikës së Serbisë u mbajt një takim rajonal i Shërbimit të Kërkimit – Krijimi i lidhjeve familjare,  që u organizua nga delegacioni rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Beograd. Pjesëmarrës në takim ishin koordinatorët e KLF dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke, si dhe përfaqësues nga delegacionet e KNKK të Beogradit, Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në takime janë diskutuar disa tema dhe çështje aktuale, duke filluar nga informimi i ndërsjellë dhe njoftimi me situatat më të fundit në vendet e përfaqësuesve lidhur me emigrimet, nevojat dhe shërbimet e KLF, e deri te aktivitetet që kanë të bëjnë me konfliktin e armatosur në Ukrainë, mbrojtjen e të dhënave personale, mjetet e KLF dhe platformën e  komunikimit,  si dhe përcjelljen  e përvojave të delegatëve dhe anëtarëve të grupeve të punës brenda rrjetit.

< kthehu mbrapa