22 Shtator, 2014

Të mos lëmë askën pas vetes: Promovimi i shoqërisë për të gjithë

Më 14 dhjetor të vitit 1990, Kuvendi gjeneral i Kombeve të bashkuara (me rezolutën 45/106) 1 tetorin e shënoi për Ditë ndërkombëtare e persoave të moshuar. Kësaj i paraprinë iniciativa siç është Plani ndërkombëtar aksional i Vienës për pleqëri – që në vitin 1982 u miratua nga ana e Kuvendit botëror për pleqëri – dhe i miratuar më vonë po atë vit nga ana e Kuvendit gjeneral të KB. Në vitin 1991, Kuvendi gjeral (me rezolutën 46/91) i miratoi Parimet për persona të moshuar të Kombeve të bashkuara.

[responsive]DSCN1280[/responsive]

Në vitin 2002, Kuvendi i Dytë Botëror për pleqëri e miratoi Planin ndërkombëtar aksional për pleqëri të Madridit, të përgjigjet në mundësitë dhe sfidat e pleqërisë së popullatës në shekullin 21 dhe të promovohet zhvillimi i shoqërisë për të gjitha moshat.

Tema për vitin 2014 për shënimin e ditës është: “Të mos lëmë askën pas vetes: Promovimi i shoqërisë për të gjithë”.

Parimi udhëheqës i sekretarit gjeneral të Kombeve të bashkuara: “Të mos lëmë askën pas vetes,” thekson kuptimin se demografia është e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm dhe se dinamika e popullatës i formon sfidat kyçe të zhvillimit me të cilat ballafaqohet bota në shekullin 21. Nëse ambicja juaj është të “Ndërtohet bota të cilën e dëshirojmë”, atëherë patjetër duhet t’i përkushtojmë vëmendje popullatës mbi moshën 60 vjeçare e cila duhet ta arrijë numrin prej 1.4 miliardë deri në vitin 2030.

Republika e Maqedonisë para pak kohe e kaloi pragun e pleqërisë demografike. Me 15% të popullatës së moshuar mbi 60 vjet, në Regjistrimin në vitin 2002, Republika e Maqedonisë e tejkalon koeficientin e popullatës së moshuar prej 12%. Sipas këtyre të dhënave, u përkasim vendeve me shkallë të lartë të përfaqësueshmërisë së popullatës së moshuar në popullatën e përgjithshme ku jetojmë në RM-së. Numri i rritur i personave të moshuar, në fakt paraqet edhe rritjen e kërkesave të sistemit shëndetësor publik, si të shërbimeve mjekësore ashtu dhe atyre sociale. Ekzistojnë më shumë dokumente në nivel nacional për rregullimin e politikave për pleqëri nëpërmjet të cilave sigurohet integrimi i tërësishëm dhe participimi i personave më të moshuar në shoqëri siç është Strategjia nacionale për persona të moshuar 2010 – 2020.

Kryqi i Kuq i RM-së si anëtar i Trupit nacional koordinues për përcjelljen dhe evaliuimin e implementimit të Strategjisë nacionale për persona të moshuar, në mënyrë aktive kyçet dhe jep kontribut në orvatjet e përgjithshme të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente në realizimin e të drejtave, kujdesi i domosdoshëm dhe mbrojtja e personave të moshuar në Maqedoni.

Me rastin e shënimit të 1 tetorit Dita ndërkombëtare e personave të moshuar nëpërmjet Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq Veles, Kriva Pallankë, Prilep, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Negotinë do të organizohen punëtori edukative, gara nga ndihma e parë, punëtori kreative me persona të moshuar, vizita e personave të moshuar, të vetmuar në shtëpitë e tyre me kyçjen e vullnetarëve të rinj të KK dhe angazhim i punëtorëve shëndetësor, kontrollime falas për matjen e sheqerit në gjak dhe shtypjen e gjakut etj. Këto aktivitete janë pjesë e kontrbuteve të vazhdueshme të Kryqit të Kuq të RM-së me qëllim që të jepet kontribut në përmirësimin e kualitetit të jetsë së personve të moshuar në Maqedoni.

< kthehu mbrapa