30 Dhjetor, 2015

“TË NDAJMË LUMTURI” – AKSION I PËRBASHKËT HUMANITAR TË EVN MAQEDONI DHE KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim dhe me përkrahje të EVN Maqedoni edhe këtë vit për herën e pestë organizon aksion të përbashkët humanitar “Të ndajmë lumturi”. Në kuadër të aksionit janë siguruar 300 Dhurata për Vitin e Ri – çanta, kapela, shall dhe çokolata për fëmijët e familjeve me rrezik social dhe fëmijët me nevoja të posaçme. Dhuratat do të ndahen nga ana e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe Organizatave komunale të Kryqit të kuq Koçan, Kërçovë, Strugë, Shtip, Gjevgjeli, Manastir dhe Strumicë në bashkëpunim me përfaqësuesit e EVN në komunat në të cilat realizohet aksioni.

Sot Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit në hapësirat e Kinoteks së Maqedonisë organizoi Manifestim të përbashkët për Vitin e Ri për 130 fëmijë me nevoja të posaçme, fëmijë me probleme edukuese sociale dhe fëmijët e kategorive të familjeve të mjeruara. Fëmijët përcollë kino proeksionin të filmit të animuar 3D të cilin e mundësoi Megakom. Në prani të Baba Dimrit dhurata për fëmijë dhanë z. Igor Gievski – Anëtar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni dhe z. Sait Saiti – Sekretar gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së. Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq, shprehi falënderim të madh për EVN mAqedoni për përkrahjen e siguruar, si dhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme të frytshme të një numri të madh të iniciativave me interes shoqëror.

DSC_0040

DSC_0015

< kthehu mbrapa