Të nderuar,
Më lejoni në fillim të shprehi falënderimet deri tek Organizatat komunale të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit për angazhimin, motivimin dhe flijimin në këto kohë të vështirapër vendin tonë. Në këto momente me rëndësi të posaçme është vullneti dhe dëshira juaj të jepen shërbime dhe të ndihmohen kategoritë më të mjeruara të qytetarëve dhe atë pa pritur ndonjë mirënjohje të posaçme apo për lavdëratë se si e kryeni atë. Në këtë kuptim do të dëshiroja që në mënyrë të veçantë t’i ndaj dhe të shprehi falënderim për vullnetarët tanë të cilët për çdo ditë vizitojnë qindra bashkëqytetarë tanë duke iu dërguar ushqim dhe barrëra në shtë pitë e tyre. Puna e tyre nuk ka çmim dhe paraqet vlerë të vërtetë në shoqërinë tonë. Ata pa kurfarë paragjykimi tregojnë se solidariteti nuk ka humbur. Ata e kthejnë besimin në atë se nuk ka humbur gjithçka, se njerëzimi ende ekziston. Jam i habitur me atë që e bëni. Dëshiroj vetëm t’Ju lus që të keni durim për shkak se kjo situatë me siguri do të zgjasë. E di se nuk është e thjeshtë, por kjo është solidaritet në krijimin e vet më të mirë. Vetëm vazhdoni kështu.
Falënderim edhe për dhuruesit tanë të gjakut të cilët këto ditë mundësuan sasi të mjaftueshme të gjakut që të mund të punojë sistemi ynë shëndetësor. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, sektorin korporativ, institucionet e sistemit të cilët këtë periudhë na përkrahin që të jemi më të suksesshëm, më efikas dhe të arrijmë sa më slarg që mundet. Këto ditë bota, si dhe shteti ynë u ndryshuan në tërësi, por edhe vetë ne u ndryshuam. U bëmë më të ndrëgjegjshëm, e të tillë duhet të jemi edhe më tej që të mundemi sa më shpejtë të kthehemi në jetën paraprake. Patjetër e kemi që edhe më tej të jemi të ndërgjegjshëm dhe t’i përcjellim rekomandimet e mjekëve dhe vendimet e Qeverisë.
Edhe një herë shprehi falënderim tek të gjithë. E di se do të jetë vështirë në periudhën e ardhshme, por duhet të vazhdojmë me angazhimin tonë. Vetëm ashtudo të jemi shembull për të gjithë se si duhet të organizohemi kur të gjithë e kemi vështirë. Edhe më tutje duhet të jemi shembull i shkëlqyeshëm në shoqërinë tonë.
Porositë e pashkëve në vijim për fitoren mbi vdekjen do t’i përcjellim prej në shtëpi, nëpërmjet telefonit, internetit, secili nga familja, nga shtëpia e vet, e jo të grumbulluar nëpër farefis e mysafirë. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët, por përkundrazi, do ta përforcojë shpirtin për shkak se e dimë të gjithë se me atë shpëtojmë jetë. Jeta jonë varet nga sjellja jonë. Asnjëri prej nesh nuk ka të drejtë të rrezikojë jetën e dikujt tjetër. E jetën në këtë moment nuk do ta rrezikojmë vetëm nëse rrimë në shtëpi. Të bashkohemi të gjithë dhe ta ndalojmë të keqen e cila e kërcënoi të gjithë shoqërinë.
Të gjithë besimtarëve të fesë krishtere ua uroj festat e Pashkëve dhe para se gjithash Ju dëshiroj shëndet, durim dhe mirëqenie në familje.
Me respekt,
d-r Sait Saiti
Sekretar gjeneral