13 Maj, 2015

Të nderuar

kumanovo_pomos

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Organizatës komunale të Kryqit të kuq Kumanovë siguroi ndihmë humanitare për 110 familje të cilat janë përfshirë nga pasojat e ndodhive të padëshirueshme që ndohën në Lagjen e Trimave (bashkësia urbane Tode Mendoll), Kumanovlë. Është ndarë ndihmë në ushqim, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, batanie, ujë për pije, çizme.

Kryqi i kuq i RM-së nëpërmjet Organizatës komunale në Kumanovë edhe më tej e përcjell situatën dhe në pajtueshmëri me vlerësimin në teren bën orvatje për të siguruar ndihmë humanitare adekuate për familjet.

Subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar mund të kyçen me sigurimin e ndihmës financiare:

  • Llogaria e Fondit të solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale
  • Donimi i 100 den me thirrje në numrat e telefonit: 075/070/077 143 400

Kryqi i kuq i RM-së duke përcjellur ngjarjet në teren, mjetet financiare të donuara do t’i shfrytëzojë me qëllim për të ndihmuar familjet.

U bëjmë apel subjekteve juridike dhe qytetarët që donacionet në ndihmë materiale mund të sigurohen në ushqim, ushqim për foshnje, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim dhe shtretër. Ndihma mund të dorëzohet në Kryqin e kuq (kontakt tel: 3114-355).

Me qasje të koordinuar për sigurimin e ndihmës adekuate në aksionin humanitar, do të arrihen qëllimet për kënaqjen e nevojave prioritare të familjeve.

Aksioni humanitar për të ndihmuar familjet në Kumanovë do të zgjasë deri më 31 maj 2015. Për ndihmën humanitare të siguruar dhe të shpërndarë opinioni do të jetë i informuar në kohë dhe në mënyrë adekuate.

< kthehu mbrapa