1 Qershor, 2015

Të nderuar

web

Me rastin e vërshimeve që përfshinë pjesët e shtetit tonë në fillim të këtij viti, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë zbatoi një mori aktivitete me qëllim lehtësimin e pasojave dhe dhënien e ndihmës dhe përkrahjes për popullatën e pësuar.

Në fillim të vitit u shpall apel për ndihmë të cilin e përkrahën një numër i madh i institucioneve, kompanive, qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë. Me këtë apel u mblodhën mjete të cilat iu ndanë familjeve që pësuan në rajonet e vërshuara, si ndihmë për sanimin e pasojave nga vërshimet.

Nga aktivitetet plotësuese të cilat u ndërmorën u siguruan mjete financiare të cilat në formë të pjesës së dytë të ndihmës dhe përkrahjes më 27 dhe 28 maj 2015 janë transferuar në llogaritë e 300 familjeve.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe një herë shpreh falënderim të madh për të gjitha subjektet, institucionet, kompanitë dhe qytetarët për ndihmën dhe përkrahjen e këtij aksioni humanitar.

< kthehu mbrapa