
Të nderuar,
Të nderuar,
Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit me përkahje me përkrahjen e Komesariatit të lartë për të ikurit (UNHCR) në mënyrë aktive është kyçur në përkrahjen e të ikurve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.
Kryqi i kuq është kyçur në teren me 7 ekipe mobile që sigurojnë dy pikë kalimet kufitare, në Gjevgjeli dhe Tabanoc. Ekipet janë të përbëra nga mjekë dhe paramedikusë dhe anëtarë të Kryqit të kuq të cilët personalisht e njohin Ndihmën e parë. Numri i përgjithshëm i personave në ekipe është 41, ndërsa në të gjithë operacionin janë kyçur edhe 30 të punësuar të Kryqit të kuq.
Ekipet mobile janë në teren 24 orë në tre ndrrime.
Në periudhën prej 04-06 shtator janë shpërndarë artikujt që vijojnë:
Ujë | Ushqim | Pako për higjienë | Pako për foshnje | Batanie | Numri i intervenimeve mjekësore |
3160 shishe | 466 | 87 | 36 | 279 | 1696 |
(1.5 litra) | Pako | Pako | Pako |
Intervenimet mjekësore nënkuptojnë sanimin e lëndimeve të ekstremiteteve të poshtme (thyerje, shtypje), prerje, djegie, gjendje dehidruese, vjellje dhe diare, kolapse, ftohje tek fëmijët, alergji, përkrahje të grave shtatzëna, transport në spitale.