6 Shkurt, 2015

Të nderuar

poplavi_akcija

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të aisonit humanitar për sigurimin w ndihmës për popullatën që pësoi nga rajonet e përmbytura deri më sot 06.02.2015 i ndërmori aktivitetet që vijojnë:

  • Është shpërndarë ndihmë humanitare prej 255 pako me ushqim, 1229 pako me higjienë, 1000 batanie, 145 ton ujë, 80 shtretër dhe 156 litra mjete për dezinfektim. Me ndihmë janë përfshirë gjithsej 400 familje nga rajonet e përmbytura në Strumicë, Çeshinovë – Obleshevë, Shtip, Koçan, Manastir, Prilep dhe Kumanovë. Gjatë fundjavës në mënyrë plotësuese do të përfshihen edhe 200 familje.
  • Nëpërmjet telefonave celular të T-Mobile, ONE, VIP 070/075/077 143 400 janë siguruar gjithsej 2.950.000 denarë, ndërsa në llogarinë e Fondit të solidaritetit janë grumbulluar 150.000 denarë.

Gjithashtu është ofruar ndihma nga shoqatat nacionale të Kryqit të kuq tëBosnjes dhe Hercegovinës, Serbisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim të madh kompanive dhe qytetarëve për kyçjen dhe përkrahjen e aksionit humanitar.

< kthehu mbrapa