Të rinjtë e Kryqit të Kuq
Тë rinjtë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë njerëz të rinj nga territori i Republikës së Maqedonisë, të cilët përpiqen t’ia përmirësojnë jetën popullatës së pambrojtur, me shfrytëzimin e kohës së lirë për vullnetarizëm në aktivitetet dhe programet e shoqërisë nacionale.
Ata janë të moshës deri 30 vjeç, të përkatësive të ndryshme kombëtare e fetare dhe janë të organizuar në nivel kombëtar dhe lokal. Ne kuadër të çdo organizate komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, të rinjtë organizohen në Klube të të rinjve, ndërsa në nivel kombëtar përfaqësues nga të gjitha klubet e të rinjve e përbëjnë Këshillin e të rinjve, si organ më i lartë i Të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.