11 Maj, 2015

TEATËR FORUM PËR PREVENTIVË NGA TREGTIA ME NJERËZ

DSCN1622615

Më 05.05.2015 në kino sallëm në Dellçevë në prani të mbi 200 nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve, ekipi i trajnuar i vullnetarëve në kuadër të projektit “Preventivë nga tregtia me njerëz” përkrahur nga Qeveria e RM-së mbajti forum teatër punëtori. Punëtoria u moderua nga ana e përfaqësuesve të OJQ Rubikon të cilët janë partnerë të projektit.

Teatri forum u mbajt edhe më 07.05.2015 në Shtëpinë e kulturës në Vallandovë ku morën pjesë 50 persona ndërsa forum teatri i fundit do të mbahet në Koçan më 13.05.2015.

Përskaj forum teatrit punëtoritë, në kuadër të projektit mbahen edhe nga 10 punëtori për edukim moshatar në Dellçevë, Vallandovë dhe Koçan ku pritet pjesëmarrje të mbi 750 nxënësve.

< kthehu mbrapa