THIRRJE për punësimin e një personi për të punuar me të rinjtë
PO ZGJEROJMË EKIPIN TONË!
Doni të punoni me të rinjtë? Për të rinjtë? Doni të bëni ndryshim në shoqërinë tonë? Shfrytëzojini mundësitë që Jua ofrojmë dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm.
Nëse konsideroni se jeni të përgatitur për një punë komunikuese dhe kreative vazhdoni të lexoni.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë humanitare që punon në parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e mirëqenies sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, veçanërisht në rast fatkeqësisht dhe katastrofash, promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e përhershme për të ofruar ndihmë, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.
Zyra e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë ka Shërbimin Profesional të përbërë prej gjithsej 25 punonjësish të cilët punojnë në sigurimin e mbështetjes, koordinimin dhe monitorimin e punës së organizatave komunale.
Për shkak të rritjes së vëllimit të aktiviteteve të klubeve rinore të OKKK-ve dhe KKQSH-së, si dhe prezantimit të programeve të vazhdueshme të zbatuara nga të rinjtë, ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë të programeve dhe punës së projektit dhe bëjmë THIRRJE për punësimin e një personi për të punuar me të rinjtë:
Kohëzgjatja e punësimit: 20 orë në javë në periudhë prej 6 muajsh.
Vendndodhja: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Adresa: Bul. “Koço Racin” nr. 13, Shkup
Kualifikimet e nevojshme:
- Përvojë e punës me të rinjtë: njohuri për punën e Ligjeve dhe akteve që rregullojnë punën e të rinjve dhe vullnetarizmin në RMV, njohuri për punën e shoqërisë civile në fushën e të rinjve, përvojë e punës në projekte për të rinj
- Njohuri aktive të gjuhës angleze
- PLP (Përgatitje e Lartë Profesionale) nga shkencat shoqërore (nuk është e detyrueshme)
- Patentë shoferi të kategorisë B (do të konsiderohet si përparësi)
- Njohuri për punën e kompjuterit MS Office (Word, Excel, Powerpoint), internet dhe aplikacioni e-mail-i.
Kualifikime, aftësi dhe shkathtësi të tjera profesionale:
- Person komunikues dhe pozitiv
- Aftësi organizuese dhe analitike
- Aftësi e prezantimit dhe përshtatjes ndaj kushteve të punës
- Punëtor ekipor
- I motivuar për punë
- Novator dhe kreativ
Qëllimi:
Koordinimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të rinisë së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Detyrat e punës:
- Koordinimi dhe monitorimi i punës së klubeve shkollore të Kryqit të Kuq
- Monitorimi i arsimimeve të bashkëmoshatarëve të klubeve rinore të Kryqit të Kuq
- Pjesëmarrja në përgatitjet e propozim-projekteve të punës me të rinjtë
- Pjesëmarrja në organizimin e ngjarjeve për të rinjtë e Kryqit të Kuq
- Mbështetja e punës së Trupit Koordinues së të rinjve të Kryqit të Kuq të RMV-së
- Organizimi dhe pjesëmarrja në trajnimet për forcimin e kapacitetit të vullnetarëve të rinj
- Monitorimi dhe pjesëmarrja në ngjarjet dhe takimet për të rinj, organizuar nga organizatat qeveritare, joqeveritare dhe organizata të tjera që punojnë me të rinjtë
- Monitorimi i aktiviteteve të të rinjve të shoqatave të tjera nacionale dhe inicimi i bashkëpunimeve
- Pjesëmarrja në mbështetjen teknike dhe kryerja e detyrave administrative në Sektorin e Krijimit të Politikave, Rinisë, Burimeve Njerëzore dhe Monitorimit dhe Evalvimit.
- Pjesëmarrja në trajnime, seminare dhe konferenca në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar
- Detyra të tjera për të rinjtë në koordinim me personin përgjegjës për zhvillimin, bashkëpunimin dhe punën me të rinjtë.
Rroga neto: 12 000,00 denarë
Mundësi për vazhdimin e kontratës.
Mundësi për avancim në karrierë dhe përfitime të tjera shtesë.
Mundësi për angazhim shtesë në punën e projekteve.
Udhëzime si të aplikoni:
Dërgoni një biografi tuaj të shkurtër dhe një letër-motivimi (PSE pikërisht juve t’Ju thërrasim për intervistë) në e-mail-in: vilarova@redcross.org.mk dhe vukelic@redcross.org.mk. Kandidatët e zgjedhur do të thirren për intervistë në afat prej 10 ditësh.
Thirrja zgjat deri më 25.10.2019, deri në ora 15:00.
Ju presim.